Një banesë dykatëshe është djegur në fshatin Shkall të njësisë administrative Xiber të bashkisë Klos.
“Këtu jetojmë 10 frymë.
Kur erdhëm flaka kishte përpirë të gjithë shtëpinë. Kati i dytë u dogj komplet.
Kanë qenë të gjithë brenda. Nuk e di nga ka marrë flakë”, u shpreh kryefamiljari, Behar Musta.
