“Hidrovorët po punojnë me kapacitet të plotë”, Rama: Ka nisur procesi i vlerësimit të dëmeve pas…



Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga hidrovori i Porto Romanos i cili po vijon punën me kapacitet të plotë.

Aktualisht situata në qytetin e Durrësit po monitorohet nga ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu dhe kryebashkiakja Emiriana Sako.

Kreu i qeverisë bën me dije se të dy hidrovoret e Bashkisë Durrës po punojnë me kapacitet të plotë dhe ndërhyrjet në terren vijojnë pa ndërprerje.

Gjithashtu në postimin e tij në Facebook, Rama thekson se ka nisur procesi i rivlerësimit të dëmeve materiale të shkaktuar nga përmbytjet e ditëve të fundit pas rrebeshit të shiut.

Postimi i Ramës:

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, së bashku me kryetaren e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, në hidrovorin e ri të Porto Romanos

Të dy hidrovoret e Bashkisë Durrës po punojnë me kapacitet të plotë dhe ndërhyrjet në terren vijojnë pa ndërprerje ????????

Paralelisht, ka nisur edhe procesi i vlerësimit të dëmeve materiale ????????

???? Të gjitha strukturat janë në gatishmëri të plotë dhe do të vijojnë punën gjatë gjithë natës për të mbajtur situatën nën kontroll ????

Politics