Zjarri me përmasa të frikshme te ‘5 Maji’/ Plas sherri mes tregtarit dhe përgjegjësit të tregut, ndërhyn policia



Një incident mes një tregtari dhe përgjegjësit të tregut ka ndodhur në zonën e tregut tek “5 Maji” në Tiranë, aty ku edhe një ditë më parë ra një zjarri i madh duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Gazetarja Xhensila Kodra raporton se tregtari ka akuzuar përgjegjësinë se është fajtor për rënien e zjarri.

Kjo ka detyruar policinë të ndërhyjë dhe ta shoqërojë tregtarin në komisariat.

Ndërkohë mësohet se nga zjarri janë djegur 2 kapanonë me më shumë se 100 magazina, me një sipërfaqe totale rreth 10 mijë metër katror.

Zgjari dyshohet se është shfaqur nga një nga kabujt elektrik diku në mesin e kapanonit.

Nga pamjet e kamerave të sigurisë shfaqen flakët, të cilat, sipas ekspertëve, paraprakisht dyshohen prej elektricitetit, prej ngjyrës karakteristike.

Politics