Eksperti Leonard Maçi, i ftuar këtë të martë në emisionin Quo Vadis në Vizion Plus, me moderatore Pranvera Borakaj, ngriti shqetësimin për problematikat me të cilat përballen turistët në Shqipëri.
Sipas tij, në disa zona turistike ka abuzim të hapur me çmimet, duke e bërë të domosdoshme ndërhyrjen e shtetit dhe të pushtetit vendor për vendosjen e një tavani dhe dyshemeje çmimesh, në mënyrë që të shmanget disbalanca mes restoranteve, hoteleve dhe supermarketeve.Maçi theksoi se qytete si Gjirokastër dhe Himarë nuk po përjetojnë më bum turistik, pasi hotelet dhe plazhet janë gjithnjë e më bosh për shkak të çmimeve të larta.
⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!
Sipas tij, sot të ardhurat më të mëdha në turizëm po vijnë nga turistët me konsum minimal, duke përmendur se në Tiranë ka rritje të numrit të turistëve, por me një mesatare shumë të ulët përfitimi për shtetin, rreth 3.8 euro në ditë për turist, kryesisht nga ata që konsumojnë produkte bazë si byrek dhe dhallë.
