Hyrja e Lim Hotit në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova” është shndërruar në një situatë tejet të vështirë emocionale për Alba Pollozhanin, duke rikthyer plagë të vjetra nga e kaluara e tyre e përbashkët.
Dyshja, të cilët u njohën dhe nisën një romancë gjatë pjesëmarrjes në “Ferma VIP 2”, u ndanë pas akuzave për tradhti nga ana e Limit. Rikthimi i tij i papritur në një tjetër reality show ku ndodhet edhe Alba, duket se ka qenë një goditje e fortë për banoren.
Që prej hyrjes së Limit, Alba është parë disa herë në gjendje të rënduar emocionale, me lot në sy dhe e revoltuar, duke shprehur hapur shqetësimin e saj: “Më erdhi edhe këtu”. Situata u përkeqësua ndjeshëm mbrëmjen e djeshme, kur tensioni mes tyre arriti kulmin.
Teksa Alba po qante dhe ndodhej në një moment të brishtë emocional, Limi u afrua pranë saj me qëllimin për ta qetësuar. Ky veprim, në vend që ta ndihmonte, shkaktoi një reagim të fortë nga ana e Albës. Ajo shpërtheu duke e goditur disa herë me shpulla në trup, si një shfryrje e gjithë dhimbjes dhe zhgënjimit të mbledhur prej muajsh.
Mes lotësh, Alba iu drejtua Limit me fjalë të rënda emocionale, duke i thënë se ai nuk e kupton sa shumë ka vuajtur ajo pas ndarjes dhe tradhtisë së tij, duke lënë të kuptohet se plagët e së kaluarës janë ende shumë të freskëta.
LAJME TË FUNDIT Babai i Eldion Kelmendit thyen zemrat në varrim: Ja çfar ndodhi
Ky episod ka tronditur banorët e tjerë dhe ka hapur një debat të fortë edhe jashtë shtëpisë, ndërsa mbetet për t’u parë nëse produksioni do të marrë masa pas këtij përplasjeje të rëndë emocionale dhe fizike mes ish-partnerëve.
