33-vjeçarja Blerina Basha dyshohet se ka braktisur tre fëmijët e saj të mitur në një banesë në Durrës, pas publikimit të një videoje që ka ngjallur reagime të forta në opinionin publik.
Pamjet, të publikuara nga ish-vjehrra e saj, tregojnë fëmijët të lënë vetëm në banesë, ndërsa dëgjohen komente që vënë në dyshim kujdesin prindëror. Në video shihen kushte të rënda higjieno-sanitare, rrëmujë në ambientet e shtëpisë, mungesë uji dhe papastërti edhe në tualet, ndërsa fëmijët ankohen për kushtet në të cilat jetojnë.
Nga ana tjetër, Blerina Basha ka reaguar publikisht duke i mohuar akuzat dhe duke e cilësuar gjithë situatën si një kurth të organizuar nga ish-vjehrra, duke deklaruar se ajo kujdeset rregullisht për fëmijët dhe nuk i ka braktisur kurrë.
⏩VAZHDO 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 3..!!!
Rasti fillimisht u përhap në rrjetet sociale, ndërsa më pas u pasua nga reagimi i institucioneve shtetërore, të cilat kanë nisur verifikimet përkatëse për të sqaruar rrethanat dhe për të garantuar mbrojtjen e të miturve.
