Personi që mbeti i plagosur nga të shtënat me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Pejë është biznesmeni pejan Jeton Buquku. Sipas informacioneve fillestare, ai është qëlluar me armë zjarri dhe ka pësuar plagë të rënda, duke u dërguar menjëherë për trajtim mjekësor në Qendra Klinike Universitare e Kosovës.
⏩VAZHDO 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 3..!!!
Burime të Insajderi bëjnë të ditur se autorët e dyshuar ishin tre persona në një veturë dhe, gjatë largimit nga vendi i ngjarjes, u ka rënë çelësi i automjetit, duke e lënë mjetin në vend. Hetimet janë në vijim dhe autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje për identitetin apo motivin e ngjarjes.
Lidhur me rastin, Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë në vendngjarje dhe ka nisur veprimet hetimore. Zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi, konfirmoi se po punohet intensivisht për identifikimin dhe lokalizimin e të dyshuarve.
