Një lokal është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të së shtunës, rreth orës 02:00, në zonën Sektor Hamallaj. Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentin kur lokali përfshihet nga zjarri dhe shkatërrohet plotësisht.
Objekti është në pronësi të Xhevdet Çhullaj, i cili ka deklaruar se dyshon për zjarrvënie të qëllimshme, duke theksuar se ka pasur konflikte të mëparshme, të cilat i ka raportuar edhe më herët. Ai kërkon që autoritetet të hetojnë deri në fund, megjithëse nuk përjashton as mundësinë e një defekti elektrik.
⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!
Nga ana e Policia e Durrësit bëhet e ditur se disa persona janë shoqëruar dhe marrë në pyetje, si persona me dijeni apo të dyshuar lidhur me ngjarjen, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit vijojnë.
