Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi se pas reshjeve rekorde që përfshinë pothuajse gjithë vendin, situata është stabilizuar, por java nis me depërtim të masave të ftohta ajrore në të gjithë Kosova. Temperaturat pritet të pësojnë rënie të ndjeshme, me minimale deri në -12°C dhe maksimale deri në 7°C. Mëngjeset do të jenë të ftohta me ngrica dhe vende-vende mjegull, ndërsa era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi dhe juglindja.
Parashikimi ditor:
-
E hënë: Kryesisht vranët me intervale dielli; min. -11 deri -8°C, max. -5 deri -1°C.
-
E martë: Kryesisht vranët; min. -12 deri -7°C, max. -2 deri 2°C.
-
E mërkurë: Vranët me intervale dielli; min. -5 deri -2°C, max. 1–5°C.
-
E enjte: Vranët me intervale dielli; min. -5 deri -1°C, max. 3–7°C.
-
E premte: Vranët me intervale dielli; min. -5°C, max. 7°C.
IHMK u bën thirrje për kujdes të shtuar në trafik, për shkak të ngricave dhe kushteve të ftohta në mëngjes.
