Një aksident i rëndë ajror ka ndodhur në Kolumbi, ku gjashtë persona humbën jetën, mes tyre edhe këngëtari i njohur Yeison Jiménez. Sipas autoriteteve të aviacionit civil, avioni u rrëzua menjëherë pas ngritjes nga Aeroporti Paipa, në departamentin Boyacá.
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë avionin duke u përpjekur të ngrihet, përpara se të rrëzohej me shpejtësi të lartë në një fushë pranë pistës dhe të shpërthente në flakë. Shkaku i aksidentit mbetet ende i paqartë dhe po hetohet, megjithëse dëshmitarët flasin për një defekt të mundshëm të njërit prej dy motorëve.
Mes viktimave janë Yeison Jiménez (34 vjeç), piloti dhe katër anëtarë të stafit të tij, konfirmuan autoritetet kolumbiane. Hetimet zyrtare për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.
