Juristja Alesia Balliu, e ftuar në Report Tv, deklaroi se SPAK mund të lëshojë urdhër arresti për Sekretarin e Përgjithshëm të Partia Demokratike, Flamur Noka. Sipas saj, hetimi lidhet me banesa të dhëna familjarëve gjatë kohës kur Noka ka qenë drejtor.
Balliu, ish-pjesë e strukturave drejtuese të PD-së në Elbasan, tha se opozita ndodhet në një gjendje letargjie dhe përballet me dy probleme madhore: drejtësinë dhe raportet me faktorët ndërkombëtarë, veçanërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo shtoi se drejtimi aktual i PD-së përbëhet nga figura “non grata” dhe të korruptuara, duke e bërë partinë të paaftë për të përballuar sfidat politike.
