Temperaturat zbresin në -6 gradë celcius, parashikimi i motit për ditën e martë



Ditën e martë, Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare, hera-herës deri të dendura. Në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes pritet të ketë mjegull ose mjegullinë, kryesisht përgjatë zonave luginore, çka mund të ndikojë përkohësisht në qarkullim.

Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 13°C, ndërsa minimalet do të zbresin deri në -6°C. Era do të fryjë nga verilindja–lindja me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa valëzimi në Deti Adriatik dhe Deti Jon do të jetë i ulët, i forcës 1–2 ballë.


⏩𝐕𝐀𝐙𝐇𝐃𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍

Politics