TRAGJIKE! Ishin duke festuar, 24 persona helmohen nga gazi, mes tyre 17 fëmijë



Gjenova – Shtatëmbëdhjetë fëmijë dhe shtatë të rritur u helmuan nga monoksidi i karbonit gjatë një feste fetare, pas përdorimit të një ngrohësi me defekt. Fëmijët, nga tre muajsh deri në 12 vjeç, shfaqën të parët simptomat dhe u dërguan në Spitali Gaslini, ku disa prej tyre morën terapi me oksigjen.

Sipas autoriteteve shëndetësore, gjendja e të gjithë pacientëve është e qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën, ndërsa të rriturit u trajtuan në Spitali San Martino. Ndërkohë, autoritetet lokale kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e defektit dhe për të verifikuar respektimin e rregullave të sigurisë.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Politics