Është zbuluar identiteti i 30-vjeçarit të zhdukur pas aksidentit të ndodhur në orët e para pas mesnatës në përroin e fshatit Dars, në bashkinë Klos. Sipas Policisë, rreth orës 01:30, një automjet tip “Audi” me targa angleze, i drejtuar nga një 24-vjeçar, ka dalë nga rruga pranë urës së fshatit dhe ka rënë në përrua; drejtuesi dyshohet se ishte në gjendje të dehur.
Nga hetimet rezulton se në mjet ndodhej edhe pasagjeri J. K., 30 vjeç, banues në Fullqet, i cili dyshohet se është marrë nga rrjedha e përroit dhe aktualisht rezulton i zhdukur. Policia bën me dije se drejtuesi i mjetit, A. L., 24 vjeç, po ashtu banues në Fullqet, u largua nga vendngjarja pa njoftuar autoritetet dhe pa i dhënë ndihmë pasagjerit; ai u lokalizua dhe u arrestua pak më vonë, ndërsa testi i alkoolit rezultoi pozitiv.
⏩VAZHDO 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 3..!!!
Në vendngjarje ndërhynë shërbimet e Policia e Shtetit, zjarrfikësit dhe RENEA, të cilët vijojnë kërkimet në përroin e fshatit Dars për gjetjen e 30-vjeçarit. Materialet procedurale i janë referuar Prokuroria për veprime të mëtejshme ligjore.
