Aksident në Kavajë, automjeti kthehet përmbys! Shoferi humbet vëmendjen dhe përplaset me një makinë tjetër! Dërgohet në..



Pas përplasjes, automjeti është përmbysur në mes të rrugës, duke shkaktuar panik te qytetarët, pasi zona ku ndodhi aksidenti është një nga segmentet më të frekuentuara të qytetit. Fatmirësisht, sipas informacioneve jozyrtare, automjeti nuk ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të lartë, çka ka shmangur pasoja më të rënda dhe një tragjedi të mundshme.

Policia e Shtetit ka reaguar menjëherë duke mbërritur në vendngjarje dhe ka kryer të gjitha procedurat standarde, përfshirë njoftimin e ambulancës. Drejtuesi i mjetit është transportuar fillimisht në spitalin e Kavajës për ndihmën e parë mjekësore dhe më pas është dërguar drejt spitalit të Durrësit për një trajtim më të specializuar.

Sipas informacioneve jozyrtare, i riu me inicialet F. K. ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, grupi hetimor dhe strukturat e Policisë së Shtetit vijojnë të jenë në vendngjarje për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e plota të aksidentit.© Panorama.al

Politics