Këngëtari dhe producenti i njohur Akon është arrestuar për disa orë në shtetin e Xhorxhias, SHBA, për shkak të një urdhër-arresti aktiv të lëshuar muaj më parë. Ai u ndalua nga policia e qytetit Chamblee mëngjesin e 7 nëntorit.
Sipas mediave amerikane, urdhër-arresti ishte lëshuar pasi Akon ishte kapur duke drejtuar automjetin me patentë të pezulluar dhe për mosparaqitje në gjykatë në vitin 2023. Incidenti lidhet me një rast në shtator, kur ai u gjet në anë të rrugës me Tesla Cybertruck-un e tij të mbetur pa bateri.
Artisti u shoqërua në burgun e qarkut DeKalb, u mbajt për disa orë dhe u lirua më vonë po atë ditë. Autoritetet nuk raportuan probleme të tjera serioze, ndërsa rasti është konsideruar i mbyllur pas lirimit të tij.
