Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Kosovë, ku një i mitur 16-vjeçar ka mbetur i plagosur nga një mjet i mprehtë.
Sipas mediave vendase, adoleshenti është paraqitur fillimisht në spitalin e Gjakovë me plagë të shkaktuara nga thika.
Pas ndihmës së parë në Emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm Isa Grezda, mjekët kanë vendosur transferimin e tij për trajtim të specializuar.
I mituri është dërguar në Qendra Klinike Universitare e Kosovës në Prishtinë.
Mjekët bëjnë të ditur se 16-vjeçari ka pësuar lëndime në shpinë nga një mjet i mprehtë dhe se gjendja e tij shëndetësore vlerësohet si e rëndë.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes
