“Gënjeshtër e pastër – s’kam çka të bëj me edukatën tënde, s’e njeh këtë zanat”, Meliza Haradinaj i reagon Baton Haxhiut



Këshilltarja e presidentes Vjosa Osmani, Meliza Haradinaj, ka reaguar në emisionin Pressing në T7, duke mohuar deklaratat e gazetarit Baton Haxhiu lidhur me një ndërmjetësim të supozuar për takime të presidentes Osmani mbi çështjen e Asociacionit. Haradinaj theksoi se presidentja nuk ka pasur asnjë takim të ndërmjetësuar, qoftë edhe indirekt, nga Haxhiu dhe se pretendimet e tij janë “gënjeshtër e pastër”.

Pas kësaj deklarate, reagoi edhe Baton Haxhiu, i cili hodhi poshtë akuzat dhe u shpreh se për ta quajtur dikë gënjeshtar duhen argumente konkrete. Përplasja mes tyre u zhvillua drejtpërdrejt në studio, duke nxitur debat të fortë publik rreth rolit të mediave dhe komunikimit institucional.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Politics