Gjykata e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e Prokuroria e Tiranës për vendosjen e sekuestros preventive mbi pasuri me vlerë rreth 50 milionë euro, ku përfshihen biznesmeni Elman Abule dhe influenceri Kristian Boçi. Kërkesa ishte paraqitur në tetor 2024 për të parandaluar tjetërsimin e aseteve gjatë hetimeve, por u rrëzua në shtator 2025 nga gjyqtari Altin Abdiu, i cili e cilësoi atë të paplotë dhe joproporcionale, për mungesë analize të thelluar financiare dhe provash konkrete.
Sipas BIRN, Prokuroria dyshon për një skemë të sofistikuar pastrimi parash të ndërtuar përmes huave fiktive dhe qarkullimit të parasë cash, ku përfshihen shtatë persona dhe 14 subjekte tregtare. Në qendër të hetimit është kompania Fidalba, e kontrolluar nga Abule, përmes së cilës fondet dyshohet se janë ricikluar dhe janë përdorur për blerje pasurish, përfshirë apartamente në rrugën e Kavajës në vitin 2023.
⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!
Ndërkohë, Prokuroria ka bërë me dije se procedimi penal vijon dhe hetimet janë ende aktive. Avokatët e Elman Abules, Kristian Boçit dhe personave të tjerë të përfshirë i kanë mohuar akuzat, duke deklaruar se pasuritë e klientëve të tyre kanë origjinë të ligjshme dhe se pretendimet nuk mbështeten në prova bindëse. Abule, së bashku me bashkëshorten Mariza Nito, rezulton gjithashtu nën hetim nga SPAK në një çështje tjetër ku përmendet edhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.
