Gjatë transmetimit të dokumentarit në emisionin Në Shënjestër, u publikuan detaje të reja nga dosja hetimore për vrasjen e Pavlin Preka. Në fokus ishin përgjimet ambientale të datës 6 maj 2025, të realizuara në ambientet e IEVP Kukës, ku shoku i ngushtë i viktimës, Klaudio Lisaj, dhe vëllai i tij Flori Lisaj bisedojnë rreth ngjarjes. Nga biseda rezulton se Klaudio Lisaj dyshohet të ketë dijeni për autorët dhe dinamikën e krimit, pasi deklarimet e tij përputhen me skemën e vrasjes, sipas dosjes.
Në vijim të hetimeve, grupi hetues mori në pyetje edhe prindërit e vajzës që dyshohet se ishte kthyer në “mollë sherri” mes viktimës dhe familjes së saj. Babai, Vasel Koçeku, deklaroi se për vrasjen e Pavlinit kishte mësuar nga televizioni dhe se kishte marrë pjesë në ceremoninë mortore. Ai pranoi se viktima kishte shprehur disa herë dëshirën për t’u martuar me vajzën e tij, por se e kishte refuzuar për shkak të moshës së mitur dhe nevojës që ajo të përfundonte shkollën, duke theksuar se Pavlini kishte mohuar çdo kontakt me të bijën.
⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!
Koçeku shtoi se, pas takimeve, kishte pyetur edhe vajzën nëse kishte pasur komunikim me viktimën, gjë që ajo e kishte mohuar. Ai mohoi gjithashtu të kishte pasur kontakte të mëtejshme me Pavlin Prekën apo që ky i fundit të kishte shkuar sërish në banesë për të kërkuar dorën e vajzës, duke kundërshtuar dëshmitë që flasin për një vizitë të dytë me familjarë. Për periudhën kritike të shkurtit 2025, Koçeku deklaroi se beson të ketë qenë në banesën e tij dhe se nuk ka dijeni për autorët e krimit.
Të njëjtin qëndrim mohues mbajti edhe bashkëshortja e tij, Age Koçeku, e cila theksoi se familjarët e saj nuk kishin njohje të ngushtë me viktimën dhe se vajza ishte fejuar më vonë me dëshirën e saj. Ndërkohë, për grupin hetues mbetet me interes edhe dëshmia e vajzës, dorën e së cilës pretendonte viktima, si pjesë kyçe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
