Përmbytjet/ “M’u shkatërrua jeta”, flasin banorët e Katundit të Ri: Kanë ardhur ekipet për verifikime, jo për ndihma



Pasojat e përmbytjeve nga Lumi Erzen në Katund i Ri të Durrës vijojnë të jenë të rënda për banorët, të cilët thonë se, ndonëse janë bërë verifikime në terren, ndihmat mungojnë. Shumë familje janë detyruar të largohen përkohësisht nga shtëpitë, ndërsa infrastruktura, veçanërisht rrugët, mbetet problem madhor.

Banorët shprehen se dëmet në shtëpi, toka bujqësore dhe vreshta janë të mëdha, me nivelin e ujit që ka kaluar mbi një metër dhe ka qëndruar për disa ditë. Disa thonë se kanë marrë kompensime minimale, të pamjaftueshme për të mbuluar humbjet, ndërsa të tjerë po përballen me borxhe të mëdha dhe mungesë mbështetjeje institucionale.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Kjo është hera e tretë që zona përmbytet, sipas banorëve, të cilët kanë marrë masa vetë për t’u mbrojtur nga përmbytje të tjera, duke shtruar rrugë dhe larguar bagëtitë. Ata kërkojnë ndërhyrje urgjente nga autoritetet për dëmshpërblim, rehabilitim infrastrukture dhe zgjidhje afatgjata për të shmangur përsëritjen e situatave të tilla.

Politics