Tre pasaportat kryesore, sipas raportit të fundit nga Henley Passport Index, janë vendet aziatike: Singapori në vendin e parë me 192 destinacione pa pasur nevojë për një vizë, ose që e merr atë në mbërritje, Japonia dhe Koreja e Jugut të barabarta në vendin e dytë. Dy vende nga Ballkani është në listën e 10 pasaportave më të forta në botë për vitin 2026.
Bëhet fjalë për Greqinë, që renditet në vend të katërt bashkë me Italinë, Francën, Gjermaninë etj… me 185 destinacione pa viza, si dhe Kroacinë në vend të 6. Sa i përket Shqipërisë dhe Kosovës, renditen të fundit në Ballkan, edhe pas Bosnje e Hercegovinës që kanë një pasaportë me 124 destinacione pa viza.
Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara renditen më poshtë, në vendin e dhjetë me qasje pa viza në 179 vende, duke reflektuar një rënie krahasuar me vitet e mëparshme.
Henley Passport Index përpilohet nga kompania këshilluese Henley & Partners, me seli në Londër, dhe bazohet në të dhëna ekskluzive nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA), duke mbetur një nga matësit më të besueshëm të lirisë globale të udhëtimit.
Pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2026
Singapori (192 destinacione)
Japonia, Koreja e Jugut (188)
Danimarka, Luksemburgu, Spanja, Suedia, Zvicra (186)
Austria, Belgjika, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Irlanda, Italia, Holanda, Norvegjia (185)
Hungaria, Portugalia, Sllovakia, Sllovenia, Emiratet e Bashkuara Arabe (184)
Kroacia, Republika Çeke, Estonia, Malta, Zelanda e Re, Polonia (183)
Australia, Letonia, Lihtenshtajni, Mbretëria e Bashkuar (182)
Kanada, Islandë, Lituani (181)
Malajzia (180)
Shtetet e Bashkuara (179)
