Tr*gjike në Greqi, 49-vjeçarja h*mb jetën pasi flokët iu ngatërruan me makinerinë që përgatiste brumin për bukë



Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin e Damasi në rajonin e Larisë, ku një grua 49-vjeçare humbi jetën në mënyrë aksidentale gjatë orarit të punës në furrën e saj të bukës. Sipas mediave greke, viktima po përgatiste brumin e mëngjesit kur flokët e saj të gjatë u ngatërruan në makinën mikser industriale, duke i shkaktuar plagë fatale në kokë dhe qafë.

Punonjësit e tjerë u përpoqën të ndalonin pajisjen dhe t’i jepnin ndihmë, por gjithçka ndodhi brenda pak sekondash. Në vendngjarje mbërritën ekipet e EKAB, të cilët konstatuan vdekjen e menjëhershme të 49-vjeçares. Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe në zonë, pasi ajo njihej si një grua punëtore dhe e respektuar nga komuniteti.

Autoritetet policore dhe inspektorati i punës kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe për të verifikuar nëse janë respektuar standardet e sigurisë në punë. Trupi i viktimës është dërguar për autopsi, ndërsa komuniteti lokal ka shprehur dhimbje të thellë për humbjen, duke e konsideruar këtë ngjarje një alarm serioz për sigurinë në bizneset e vogla që përdorin pajisje industriale.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Politics