Këtë të mërkurë, në një emision televiziv, ka folur gazetari Eni Ferhati lidhur me të dhënat e fundit që vijnë nga ngjarjet në paraburgimin e Durrësit pas arratisjes së Altin Ndocit.
Ferhati tha se disa të burgosur të klasifikuar si pjesë e grupeve kriminale po transferohen në burgun e Fierit. Sipas informacionit të gazetarit, nuk po transferohen zyrtarë të lartë të dënuar.
“Po transferohen nga burgu i Durrësit në burgun e Fierit. E theksoj se janë elementë të dyshuar si pjesë e grupeve kriminale; nuk bëhet fjalë për personazhe VIP apo politikanë. Këtu i referohem Erion Veliajt, Ilir Beqajt dhe disa zyrtarëve të lartë që ndodhen në burgun e Durrësit.
Kjo situatë lidhet me elementë sigurie pas arratisjes së Altin Ndocit. Është hera e parë që bëhen transferime në një burg tjetër”, – tha Ferhati.
