Komisioni Europian ka njoftuar zyrtarisht qeverinë shqiptare për ngrirjen pa afat të financimeve në sektorin dixhital, me arsyetimin e mbrojtjes së interesit të taksapaguesve të Bashkimi Europian. Vendimi vjen pas shqetësimeve serioze për korrupsion dhe keqmenaxhim të fondeve publike në Shqipëri.
Sipas burimeve të pavarura, pezullimi i financimeve lidhet drejtpërdrejt me aferën e AKSHI. BE ka vendosur të bllokojë fondet e programit “Ekonomia dhe shoqëria digjitale” 2024–2027, me buxhet total 44 milionë euro, nga të cilat 30 milionë financoheshin nga BE, si dhe projekte të tjera si pajisja e 600 shkollave me laboratorë smart.
⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!
Nuk është ende e qartë shuma totale e fondeve që do të mbeten të ngrira, pasi financimet përfshijnë edhe Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor, ku BE ka angazhuar 6 miliardë euro. Ky është rasti i dytë kur Bashkimi Europian detyrohet të pezullojë ndihmat për Shqipërinë për shkak të korrupsionit, duke sinjalizuar një përkeqësim serioz të besimit institucional.
