Ngrica në të gjithë territorin, vështirësi në transportin rrugor, parashikimi i motit për nesër, sa pritet të shkojnë temperaturat



Sipas vlerësimeve të IGJEUM, pritet ulje e rrezikut të përmbytjeve në basenet e lumenjve Drin dhe Buna. Prurjet dhe nivelet e ujit në ditët në vijim parashikohet të jenë në rënie. Të dhënat do të përditësohen nga IGJEO sipas llogaritjeve më të fundit.

Për shkak të temperaturave të ulëta, sot pasdite dhe nesër priten ngrica në Veri, Lindje dhe Juglindje të vendit. Këto kushte mund të sjellin vështirësi në qarkullimin rrugor dhe probleme të përkohshme në transport. Autoritetet këshillojnë kujdes të shtuar për drejtuesit e mjeteve.

Sa i përket reshjeve, ato do të jenë të dobëta në disa qarqe si Dibra, Lezha dhe Durrësi, ndërsa lokalisht të dobëta në Shkodër, Kukës, Tiranë, Elbasan dhe Korçë. Temperaturat minimale zbresin deri në -1°C në zonat malore, ndërsa era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Politics