‘Trimat vriten nga frikacakë’/ Historia që përloti studion, Stenaldo flet për vrasjen e babait në 1997 dhe momentin e vështirë në Gjermani: Isha mbi shinat e trenit dhe…



Mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, Stenaldo përloti publikun me një rrëfim të ndjerë për jetën e tij. Mes emocionesh, ai foli për humbjen tragjike të babait në vitin 1997 dhe për faktin se u rrit pa e njohur kurrë, një plagë që e ka shoqëruar gjatë gjithë jetës.

Ai tregoi gjithashtu për humbjen e shikimit që në foshnjëri, pas një infeksioni në retinë, dhe për betejën e vështirë që përjetoi familja e tij. Stenaldo theksoi forcën e jashtëzakonshme të nënës së tij, e cila u bë shtylla kryesore e jetës së tij dhe e përballoi me guxim sfidën e rritjes së një fëmije me aftësi të kufizuara, duke u zhvendosur nga Lushnje në Tiranë.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Në rrëfimin e tij, ai ndau edhe vështirësitë e jetës si i rritur, përfshirë përvojën e vështirë në Gjermani dhe vendimin për t’u kthyer në Shqipëri. Historia e Stenaldos u prit me shumë emocion nga banorët dhe publiku, duke u cilësuar si një nga momentet më prekëse të këtij edicioni të spektaklit.

Politics