TRONDITËSE! Gjendet në plazh kufoma e një të panjohuri, dyshohet se..



Një kufomë e një burri me identitet ende të panjohur është gjetur në një plazh në Qipro, duke ngritur dyshime se mund të ketë lidhje me zhdukjen e biznesmenit rus Vladislav Baumgartner, 56 vjeç, i cili rezulton i humbur që prej 7 janarit. Trupi është gjetur në gjendje të avancuar dekompozimi, çka e bën identifikimin e menjëhershëm të pamundur.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Bazat Britanike, si dhe drejtues të policisë së Limasol, të cilët kanë izoluar zonën dhe kanë nisur hetimet. Kufoma do të dërgohet në morgun e Bazave Britanike, ku pritet të kryhet autopsia dhe të merren mostra ADN-je për identifikim.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Policia qipriote thekson se ende nuk ka konfirmim nëse trupi i përket Baumgartner-it, ndërsa hetimet për zhdukjen e tij janë fokusuar në zonat Pissouri dhe Kavo Aspro, ku telefoni i tij dha sinjal për herë të fundit. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që kanë informacion të vlefshëm të kontaktojnë Departamentin e Hetimit të Krimit në Limasol, ndërsa hetimet vijojnë pa përjashtuar asnjë pistë.

Politics