27 vjet nga masakra e Reçakut, ngjarja që ndryshoi kahjen e Kosovës



Kosova shënon sot 27-vjetorin e Masakrës së Reçakut, një nga krimet më të rënda ndaj civilëve shqiptarë gjatë luftës. Më 15 janar 1999, forcat serbe vranë 45 civilë shqiptarë, një ngjarje që tronditi opinionin ndërkombëtar dhe u bë e njohur falë deklaratës së ambasadorit amerikan William Walker.

Deklarimi i masakrës nga Walker shënoi një pikë kthese historike, duke intensifikuar përpjekjet diplomatike që çuan në Konferencën e Rambujesë dhe më pas në ndërhyrjen e NATO, e cila hapi rrugën drejt çlirimit të Kosovës. Reçaku mbetet simbol i vuajtjeve të popullit kosovar dhe i rëndësisë së së vërtetës dhe drejtësisë ndërkombëtare.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Në kuadër të “Ditëve të Reçakut”, po zhvillohen aktivitete të shumta përkujtimore në Shtime dhe Reçak, përfshirë homazhe shtetërore, akademi përkujtimore, ekspozita dhe aktivitete kulturore e sportive. Këto aktivitete mbahen nën patronatin e Vjosa Osmani, institucioneve qendrore dhe shoqatave të dala nga lufta, me synim ruajtjen e kujtesës historike për brezat e rinj.

Politics