Banesa iu përfshi nga flakët, e moshuara ndërron jetë për shkak të asfiksisë! Pamje nga vendngjarja



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Korçë, ku një e moshuar ka ndërruar jetë nga asfiksia.Mësohet se zjarri ka rënë në një banesë në lagjen nr.13 të qytetit, ku si pasojë e tymit, Fluturie Potka ka ndërruar jetë brenda banesës.Burime bëjnë me dije se e moshuara jetonte e vetme dhe se ishte e paralizuar.

Sipas informacioneve dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e jorganit me korrent që përdorte e moshuara. Mësohet se Fluturie Potka ka pësuar edhe djegie.Korçë/Informacion paraprak..


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Më datë 15.01.2026, rreth orës 09.10, në lagjen nr. 13, Korçë, ka rënë zjarr në banesën e shtetases F. P., rreth 73 vjeçe, e cila si pasojë e asfiksisë, ka ndërruar jetë.Shërbimet e policisë dhe të zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje, për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit.Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit dhe për të bërë dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Politics