Dëbohet ish-ministri anti-shqiptar/ Robert Jenerick shkarkohet nga konservatorët, pritet t’i bashkohet Nigel Farage



Ish-ministri britanik i Emigracionit, Robert Jenrick, është larguar nga të gjitha funksionet në Partia Konservatore, madje edhe nga vetë partia, pas humbjes së thellë ndaj Laburistëve në zgjedhjet e vitit 2024. Ai njihet për qëndrimet e tij tepër të ashpra kundër emigrantëve, veçanërisht shqiptarëve, si dhe për deklarata dhe video virale që kanë shkaktuar reagime të forta. Jenrick ishte pjesë e kabinetit hije për Drejtësinë dhe konsiderohej figurë e fortë brenda opozitës.

Qasja e tij politike ka qenë shpesh kontradiktore, duke kaluar nga kundërshtar i Brexit-it në një nga zërat më radikalë kundër emigracionit dhe mbështetës i politikës së Ruandës gjatë qeverisjes së Rishi Sunak, nga e cila dha dorëheqjen. Kryeministri aktual Keir Starmer e ka cilësuar largimin e Jenrick si “ikje nga një anije që po mbytet”, duke iu referuar krizës së thellë që po përjeton opozita konservatore.

Mbetet e paqartë nëse Jenrick do t’i bashkohet Partia Reforma të Nigel Farage, me të cilin ka flirtuar politikisht. Retorika e tij e ashpër për emigracionin përputhet me linjën e Farage, duke rrezikuar copëzimin e mëtejshëm të votës së djathtë britanike. Fakt mbetet se largimi i Jenrick dobëson ndjeshëm frontin anti-emigracion të konservatorëve dhe forcon narrativën ksenofobe të Partisë Reforma në skenën politike britanike.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Politics