Pse SHBA i pezulloi vizat me Shqipërinë dhe kush do të penalizohet? Ja si është e vërteta e madhe



Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të pezullojnë vizat e emigrimit për 75 shtete, mes të cilave edhe Shqipëria, duke përfshirë bashkimin familjar, green card dhe Lotarinë Amerikane. Vendimi, i raportuar nga Fox News, lidhet me një memorandum të mëhershëm të administratës së Donald Trump, që synon ndalimin e emigrantëve të cilët mund të konsiderohen “barrë publike” për shtetin amerikan.

Sipas rregullit të ashtuquajtur public charge, zyrtarët konsullorë refuzojnë aplikantët që kanë gjasa të mbështeten në ndihma sociale, duke marrë parasysh faktorë si mosha, gjendja shëndetësore, njohja e gjuhës angleze dhe situata financiare. Shqipëria përfshihet në listë pasi rreth 41.3% e familjeve emigrante shqiptare në SHBA përfitojnë asistencë sociale, çka sipas autoriteteve amerikane rrit barrën financiare për shtetin.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Një zëdhënës i Departamenti i Shtetit i tha Reuters se vendimi nuk prek vizat turistike dhe studentore, megjithëse për to priten kushte më të rrepta. Pezullimi i vizave të emigrimit hyn në fuqi më 21 janar dhe do të qëndrojë aktiv deri në përfundimin e rishikimit të plotë të procedurave nga autoritetet amerikane.

Politics