Tensionet në Lindjen e Mesme po rriten ndjeshëm, ndërsa analistët flasin për sinjale që tregojnë se Shtetet e Bashkuara mund të jenë duke u përgatitur për një përfshirje ushtarake ndaj Irani. Imazhe satelitore sugjerojnë se aeroplanmbajtësja amerikane USS Abraham Lincoln po lëviz drejt rajonit, pasi u identifikua më herët pranë Filipineve dhe më parë në brigjet e Venezuelës.
Sipas raportimeve të NewsNation, anija po transferohet nga Deti i Kinës Jugore në zonën e përgjegjësisë së CENTCOM, që përfshin edhe Lindjen e Mesme. Vendndodhja e saktë nuk bëhet publike, por u identifikua përmes analizës së imazheve satelitore nga Ollie Ballinger i University College London, duke përdorur inteligjencë artificiale.
⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!
Një tjetër tregues i rrezikut të shtuar është devijimi masiv i fluturimeve ndërkombëtare, pavarësisht rihapjes së hapësirës ajrore iraniane. Linja si Lufthansa, British Airways, Wizz Air dhe Singapore Airlines po shmangin zonën, ndërsa Italia ka tërhequr shumicën e stafit diplomatik nga Teherani, duke përforcuar shqetësimet për përshkallëzim të situatës.
