Një 24-vjeçar shqiptar, u deklarua fajtor dhe u dënua me 18 muaj burgim, njoftoi Zyra e Prokurorit të Distriktit të Iwoa në SHBA.
Vendimi për Mario Nikprelaj vjen vetëm 7 muaj pas incidentit të ndodhur në fluturimin e “Delta Airlines”, ku ai u përpoq të hapte me forcë derën e avionit në fluturim dhe për pak sa nuk shkaktoi tragjedi ajrore po të mos ishte ndërhyrja dhe përleshja e stafit dhe stjuardesave.
I lindur në Michigan, shqiptari filloi të shkaktonte probleme në një fluturim të Delta-s të operuar nga Sky West, i cili ishte nisur nga Nebraska për në Detroit, korrikun e kaluar.
24-vjeçari bëri “deklarata shqetësuese dhe të pahijshme” ndaj pasagjerëve të tjerë dhe ekuipazhit të fluturimit. Ai gjithashtu refuzoi të vendoste rripin e sigurimit derisa një asistente fluturimi e bindi të bindej, sipas New York Post.
Problemet vazhduan gjatë ngritjes, pasi 24-vjeçari “e hoqi vazhdimisht rripin e sigurimit”, pavarësisht se iu kërkua ta vishte përsëri, dhe “u ngrit vazhdimisht ndërsa avioni ngrihej”, thanë prokurorët.
