Këngëtari Stine ka folur hapur për arsyet e largimit nga Big Brother VIP Albania 5 në një intervistë të fundit për Big Brother Radio, gjatë një bisede me Elona Duro. Ai tregoi se vendimi erdhi pas një reflektimi të thellë personal dhe si pasojë e nevojës për t’u rikthyer te prioritetet e tij kryesore, ku familja zë vendin e parë.
Në Prime-in e 10 janarit, Stine surprizoi publikun kur deklaroi se nuk ndiente më dëshirën për të vazhduar lojën. Ai shpjegoi se motivi që e kishte shtyrë të hynte në shtëpi kishte humbur dhe se ndjehej sikur ishte “në vendin e gabuar”. “Hyra për të luajtur, por kur dëshira për lojën ikën, gjithçka humbet kuptimin. U përpoqa të ambientohesha, por nuk funksionoi,” u shpreh ai, duke theksuar se vendimi ishte plotësisht personal.
⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!
Pas largimit, Stine zgjodhi heshtjen, por në këtë intervistë ai ndau anën emocionale të zgjedhjes së tij. Këngëtari theksoi se nuk ka asnjë keqkuptim me produksionin apo me banorët dhe se largimi ishte një akt respekti ndaj vetes. “Familja është mbi gjithçka. Mendoj se kam bërë zgjedhjen e duhur,” përfundoi ai, duke nënvizuar se të qenit në paqe me veten është më e rëndësishme se çdo lojë apo ekspozim publik.
