Një gjykatë në Koreja e Jugut ka dënuar ish-presidentin Yoon Suk Yeol me pesë vite burg për pengim të drejtësisë dhe shpërdorim detyre. Ky është vendimi i parë penal në një seri procesesh gjyqësore që lidhen me përpjekjen e dështuar të tij, në fund të vitit 2024, për të vendosur ligjin ushtarak. Dënimi u shpall nga Gjykata e Qarkut Qendror të Seulit dhe është më i lehtë se kërkesa e prokurorisë, e cila kishte kërkuar 10 vite burg.
Yoon u shpall fajtor se kishte përjashtuar anëtarë të kabinetit nga një mbledhje kyçe për shpalljen e ligjit ushtarak dhe se kishte penguar autoritetet gjatë përpjekjeve për arrestimin e tij. Për javë të tëra, ai ishte strehuar në rezidencën e tij në Seul nën mbrojtjen e rojeve personale, duke shkaktuar dështimin e një operacioni të parë policor. Veprimet e tij shkaktuan protesta masive, krizë politike dhe çuan në shkarkimin e tij nga detyra.
⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!
Ish-presidenti përballet ende me shtatë procese të tjera gjyqësore, ndërsa më e rënda lidhet me akuzën për rebelim, ku ai rrezikon edhe dënimin me vdekje. Kryetari i trupit gjykues, Baek De-hyun, deklaroi se Yoon kishte treguar “përbuzje ndaj Kushtetutës”, pavarësisht detyrimit të tij për ta mbrojtur atë. Yoon ka shtatë ditë afat për të apeluar vendimin, ndërsa verdikti për çështjen e rebelimit pritet më 19 shkurt.