Vetëm në 8 vite, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) ka kryer pagesa që arrijnë vlerën e 414 milionë eurove. Të dhënat janë publikuar nga Open Data dhe tregojnë shpenzimet e realizuara përmes Thesarit të Shtetit.
Sipas informacionit zyrtar, nga viti 2019 deri në 2026 AKSHI ka likuiduar rreth 40 miliardë lekë, ndërsa vetëm gjatë vitit 2024 janë paguar mbi 9 miliardë lekë. Këto shifra përfaqësojnë një nga volumet më të larta të shpenzimeve publike në sektorin digjital.
Ndërkohë, SPAK ka ngritur akuza për “organizatë kriminale” ndaj AKSHI-së. Me urdhër-arrest janë shpallur në kërkim biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, ndërsa drejtoresha dhe nëndrejtoresha e AKSHI-t janë lënë në arrest shtëpie.