Një pjesë e qytetit të Shkodra po përballet prej rreth pesë orësh me ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm, si pasojë e një defekti të rëndë në linjën e energjisë elektrike që furnizon stacionin e pompave në Dobraç.
Sipas informacionit zyrtar, defekti është konstatuar në një linjë furnizimi me gjatësi rreth 5 kilometra, duke ndikuar drejtpërdrejt në funksionimin e stacionit të pompave dhe, për rrjedhojë, në shpërndarjen e ujit në disa zona të qytetit.
⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!
Në terren ndodhen ekipet e OSHEE dhe OST, të cilat po punojnë intensivisht për riparimin e defektit. Paralelisht, po shqyrtohet edhe mundësia e vendosjes së një linje alternative të përkohshme për të rikthyer sa më shpejt energjinë elektrike në stacionin e pompave.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve për mirëkuptim, duke siguruar se po punohet pa ndërprerje për zgjidhjen e situatës dhe rikthimin e furnizimit normal me ujë të pijshëm.