Burime për media bëjnë me dije se Kolegji kompetent, i mbledhur ditën e sotme, ka pranuar kërkesën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për heqjen e masës së sigurisë dhe e ka kaluar atë për shqyrtim në seancë. Ende nuk është përcaktuar data se kur do të mbahet seanca përkatëse.
Kërkesa e Veliajt vjen pas vendimit të Gjykata Kushtetuese, e cila më 31 tetor rrëzoi vendimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës për shkarkimin e tij nga detyra, duke i hapur rrugë vijimit të procedurave ligjore lidhur me masën e sigurisë.
⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!
Ndërkohë, SPAK vijon hetimet, duke pretenduar se Veliaj dhe bashkëshortja e tij kanë përfituar fonde të paligjshme për shkak të funksionit të kryebashkiakut. Autoritetet nuk kanë dhënë ende një reagim zyrtar mbi afatet dhe zhvillimet e mëtejshme të çështjes.