Polumbarët e RENEA-s dhe shërbimet e Policisë vijojnë prej ditësh kërkimet intensive në lumin Mat për gjetjen e 30-vjeçarit Jurgen Karaj. Ai dyshohet se është marrë nga rrjedha e përroit të fshatit Dars pas një aksidenti automobilistik të ndodhur më 10 janar 2026.
Karaj ndodhej si pasagjer në automjetin që drejtohej nga 24-vjeçari Andi Losha, kur mjeti humbi kontrollin dhe përfundoi në përrua. Drejtuesi i mjetit arriti të dalë dhe të shpëtojë, ndërsa 30-vjeçari dyshohet se u rrëmbye nga rrjedha e fortë e ujit.
⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!
Në operacion janë angazhuar polumbarë, forca të shumta policore, zjarrfikëse, Forcat e Armatosura, si dhe familjarë e vullnetarë. Pavarësisht krehjes së vazhdueshme të shtratit të lumit nga të dyja anët, deri tani nuk ka asnjë shenjë të 30-vjeçarit.