Momente ankthi: humbet kontakti me aeroplanin, 11 persona në bord

Autoritetet indoneziane kanë nisur operacionin e kërkim-shpëtimit për një avion të vogël me 11 persona në bord, me të cilin humbi kontakti gjatë fluturimit mbi pjesën lindore të vendit. Avioni i kompanisë Indonesia Air Transport ishte nisur nga Jogyakarta dhe kishte destinacion Makasarin, në Sulaveshin e Jugut.

Sipas autoriteteve, kontakti me avionin u humb pak pas orës 13:00 sipas orës lokale. Gjurmimi i fundit u regjistrua në një zonë malore në rajonin Maros, rreth 42 kilometra larg qytetit Makasar, ku ekipet janë përqendruar për kërkime intensive.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Në operacion janë angazhuar forcat ajrore, policia dhe vullnetarë, ndërsa nga ajri po përdoren një helikopter dhe një dron për të ndihmuar në lokalizimin e avionit. Autoritetet shpresojnë që kushtet e motit të lejojnë vijimin e kërkimeve pa pengesa.