Shifra marramendëse! Ja cila është pasuria e Jamarbër dhe Argita Malltezit e sekuestruar nga SPAK

Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Argita dhe Jamarbër Malltezit, duke lënë në fuqi vendimin për sekuestrimin e 25 pasurive në pronësi të tyre. Gjykata ka konfirmuar masën e sigurisë pasurore, duke vlerësuar se kërkesa për heqjen e sekuestrit ishte e pabazuar. Vendimi forcon qëndrimin e SPAK në këtë fazë të hetimit.

Pasuritë e sekuestruara përfshijnë shuma të konsiderueshme parash në llogari bankare, apartamente, njësi shërbimi, bodrume, truall, vila si dhe kuota në disa shoqëri tregtare. Sipas gjykatës, këto pasuri dyshohet se janë përfituar si rezultat i veprave penale që janë nën hetim. Sekuestrimi synon garantimin e interesit publik dhe vijimin e procesit ligjor.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Me këtë vendim, Apeli lë të pandryshuar masat e marra më herët dhe i hap rrugë vazhdimit të hetimeve nga SPAK. Çështja mbetet në fokus të drejtësisë, ndërsa palët e përfshira pritet të ndjekin hapat e mëtejshëm ligjorë. Vendimi konsiderohet një zhvillim i rëndësishëm në procesin penal në fjalë.