Debatet në shtëpinë e Big Brother VIP 5 janë ashpërsuar ditët e fundit, me përplasjen mes Miri dhe Keijsi që ka dominuar Prime-in e së shtunës.
Miri deklaroi publikisht se do të ndjekë rrugën ligjore ndaj Keijsit, duke i kërkuar avokatit të tij ngritjen e një padie për shpifje dhe denigrim të figurës, pas deklaratave për një lidhje jashtëmartesore dhe përdorimin e një fjalori fyes.
Nga ana e tij, Keijsi u mbrojt duke thënë se çdo reagim i tij ka qenë kundërpërgjigje ndaj ofendimeve të vazhdueshme brenda shtëpisë. Debati u përfshi edhe nga banorë të tjerë, duke e kthyer situatën në një nga konfliktet më të forta të këtij edicioni.