Një aksident automobilistik është regjistruar mbrëmjen e sotme në Durrës, pranë zonës së njohur si mbikalimi i Hekurit.Sipas burimeve, një drejtues motomjeti ka humbur kontrollin e mjetit dhe është rrëzuar në rrugë.
Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia mbi normat e lejuara, çka ka sjellë humbjen e stabilitetit të motomjetit.Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e emergjencës.
⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi G.D., i cili u transportua me ambulancë drejt spitalit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.