NUK do ta besoni sa vjet kanë kaluar që nga ndarja nga jeta e Skënderbeut – dita që shqiptarët nuk e harrojnë

Sot shënohen 558 vjet nga vdekja e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu (17 janar 1468). Figura e tij mishëron epokën e artë të qëndresës shqiptare dhe mbetet simbol i lirisë, unitetit dhe dinjitetit kombëtar.

I lindur në familjen fisnike të Kastriotëve, Skënderbeu u formua ushtarakisht në oborrin osman, por pas kthimit në atdhe u vu në krye të një aleance shqiptare kundër pushtimit. Me strategji të jashtëzakonshme, ai përballoi ushtri shumë më të mëdha dhe ndali avancimin osman në Ballkan.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Me çlirimin e Krujës më 1443 dhe Kuvendin e Lezhës më 1444, Skënderbeu hodhi themelet e bashkimit kombëtar dhe të shtetit arbëror. Trashëgimia e tij mbetet një nga kontributet më të çmuara shqiptare për historinë evropiane.