Parashikimi i motit për javën e ardhshme-Ja kur pritet të ketë reshje bore

Nesër pritet përmirësim i motit me më shumë intervale me diell dhe kthjellime, ndërsa vranësirat do të shpërndahen gradualisht. Temperaturat do të jenë të ulëta, por pa ndryshime të mëdha gjatë ditës.

Gjatë së shtunës vranësirat do të mbulojnë pjesën më të madhe të territorit, me hapësira të shkurtra me diell. Në zonat malore, sidomos në mbrëmje, nuk përjashtohet mundësia për rrebeshe të dobëta dëbore, ndërsa temperaturat minimale zbresin deri në -2°C.

Nga e diela dhe në ditët e para të javës së ardhshme parashikohet mot më stabil dhe kryesisht i kthjellët. Megjithatë, temperaturat do të ulen ndjeshëm, me minimale deri në -7°C, ndërsa nga mesi i javës mund të ketë reshje të dobëta dëbore dhe erë më të fortë verilindore.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!