8 shtetet europiane kundër Trump! Deklarata e përbashkët: Po minoni …

Tetë vende europiane – Danimarka, Finlanda, Franca, Gjermania, Holanda, Norvegjia, Suedia dhe Britania – publikuan sot një deklaratë të përbashkët solidariteti me Danimarkën dhe qytetarët e Groenlandës, pas kërcënimeve të Donald Trump për vendosje tarifash.

Në deklaratë theksohet se, si anëtarë të NATO-s, vendet janë të përkushtuara për forcimin e sigurisë në Arktik si interes i përbashkët transatlantik, duke nënvizuar se kërcënimet me tarifa dëmtojnë marrëdhëniet mes Europës dhe SHBA-së.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Ndërkohë, media gjermane Bild raportoi për largimin e papritur të trupave gjermane nga Groenlanda, vetëm 44 orë pas mbërritjes. Sipas raportimit, vendimi u mor pa shpjegime dhe të gjitha takimet e planifikuara u anuluan, me urdhrin e shkurtër: “kthehuni”.