Të martën vendi do të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme, me kthjellime në orët e paradites dhe shtim gradual të vranësirave deri në mbrëmje, kur priten reshje shiu fillimisht në jug e më pas në të gjithë territorin.
Në zonat malore, reshjet do të jenë në formë dëbore: në juglindje mbi 600–700 metra dhe në lindje mbi 800–900 metra, me intensitet të ulët. Temperaturat do të bien, me maksimale deri në 10°C dhe minimale deri në -9°C, më të ulëta në Bajram Curri dhe Peshkopi.
Era do të fryjë nga verilindja–lindja me shpejtësi mesatare 9 m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina mund të arrijë deri në 20 m/s. Deti Jon dhe Adriatik do të ketë valëzim 3–4 ballë.