“Kishte një kontratë vdekje për të”, mediat greke: Vrasja e Jani Aliajt e porositur nga …

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja nga vrasja e Jani Aliaj në burgu i Koridhalos. Sipas “Newsbomb.gr”, ndaj tij ekzistonte një kontratë vdekjeje, e lidhur me një zinxhir hakmarrjesh që kishte nisur në Shqipëri që prej vitit 2016.

Ngjarja ndodhi në Krahun e 3-të të burgut, ku Aliaj u sulmua me thikë nga një i burgosur grek brenda qelisë së tij. Ai mori dy goditje në qafë me një mjet prerës të improvizuar, çka i shkaktoi vdekjen e menjëhershme.

Viktima ishte i dënuar me burgim të përjetshëm për disa vrasje, përfshirë edhe atë të Elton Çiços. Mediat greke raportojnë se mes autorit dhe viktimës kishte pasur përplasje të mëparshme, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e krimit.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!