Avionë privatë, çanta firmato dhe supermakina/ Jeta luksoze e fëmijëve të elitës iraniane ndërsa mijëra qytetarë masakrohen

Ndërsa Irani po përjeton një nga shtypjet më të përgjakshme të protestave anti-regjim, fëmijët e elitës sunduese – të njohur si aghazadeh – vazhdojnë të shfaqin në rrjetet sociale një jetë luksi me supermakina, çanta firmato, jahte dhe avionë privatë. Kontrasti ka ndezur zemërimin publik, në një kohë kur dhjetëra mijëra qytetarë janë arrestuar dhe mijëra të tjerë janë vrarë gjatë përplasjes me forcat e sigurisë.

Reagime të forta kanë shpërthyer sidomos pas postimeve të modeles dhe stilistes Anashid Hoseini, e martuar me djalin e një ish-ambasadori iranian, e cila publikoi imazhe luksoze pak para shpërthimit të trazirave. Po ashtu, figura si Sasha Sobhani kanë ndërtuar audienca me miliona ndjekës duke ekspozuar festa dhe jetë ekstravagante jashtë Iranit, kryesisht në Evropë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Ekspertët theksojnë se kjo pabarazi ekstreme ka revoltuar veçanërisht të rinjtë iranianë. “Këta fëmijë të elitës jetojnë pa përgjegjësi, ndërsa bashkëmoshatarët e tyre përballen me plumba dhe burg,” tha studiuesja Ella Rosenberg. Pavarësisht sanksioneve dhe krizës ekonomike, lagjet elitare të Teheranit verior – si Elahiyeh – vazhdojnë të funksionojnë normalisht, ndërsa një pjesë e të pasurve u zhvendos përkohësisht në Turqi, veçanërisht në Van, për t’u larguar nga dhuna. Hendeku mes elitës dhe qytetarëve të zakonshëm në Iran vijon të thellohet.